
Filipine, numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut shkon në 27 të zhdukur

Ekipet e shpëtimit gjetën sot më shumë trupa të pajetë, duke e rritur numrin e të vdekurve në 27 nga një rrëshqitje dheu që goditi një provincë në Filipinet jugore, por ata shpresojnë të gjejnë të mbijetuar pasi një fëmijë u shpëtua më herët sot.
Rrëshqitja e dheut ndodhi natën e së martës jashtë vendit të një miniere ari në Maco City, provincën Davao de Oro, duke shtypur shtëpi, tre autobusë dhe një xhip që do të transportonte punëtorët e kompanisë minerare.
Autoritetet provinciale njoftuan se fëmija që mbijetoi është në gjendje të qëndrueshme.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Mako City ndryshoi numrin e të zhdukurve në 89 nga 110, pa dhënë shpjegime, ndërsa numri i të lënduarve ishte 32.
Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive më herët thanë se dy autobusë me 27 pasagjerë ishin varrosur nën tokë, por kompania operuese e minierës, Apex Mining, tha në një deklaratë sot se dhe katër automjete u gjetën të groposura në rrëshqitje dheu.
Një zyrtar i zyrës së komunikimit të Apex tha se kompania aktualisht nuk ka informacion se sa pasagjerë po transportonin automjetet kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Më herët kompania tha se autobusët kanë një kapacitet prej 60 vendesh, ndërsa xhipi mund të strehojë 36 pasagjerë.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë Davao de Oro javët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128