Fitorja e Trump/ Aplikacioni i Elon Musk parashikoi rezultatet 4 orë përpara

12 Nëntor 2024, 19:56 / BOTA ALFA PRESS

Fitorja e Trump/ Aplikacioni i Elon Musk parashikoi rezultatet 4 orë
Prezantuesi i podcast-it Joe Rogan tha në emisionin e tij se CEO i Tesla-s, Elon Musk, krijoi një aplikacion që parashikonte rezultatin e zgjedhjeve 4 orë përpara se ato të shpalleshin nga mediat apo rrjetet.

Rogan zbuloi në The Joe Rogan Experience se Musk kishte krijuar një softuer të personalizuar në telefonin e tij që mund t’i siguronte atij një numër specifik votash disa orë përpara se ndonjë rrjet apo media t’i deklaronte ato.

“Unë nuk e di se nga po i merrte të dhënat, por ai kishte të dhënat më të sakta”, tha Rogan në podcast.

Ai shtoi “lidhur me shtetet rurale, ata nuk i kishin nxjerrë ende rezultatet e tyre, por Trump ishte përpara në këto shtete. Kamala [Harris] nuk do t’i fitonte kurrë ato shtete”.

Rogan më pas shtoi se nuk ishte i sigurt se si Musk ia doli.

 

Po ndodh...

ide