Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet pasi dyshohet se dronë kanë fluturuar mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore në bregun e Atlantikut të enjten vonë, tha të premten një prokuror përgjegjës që është përgjegjës për çështjet ushtarake në qytetin e Renit.
Jean-Marie Blin tha se fluturimet e dronëve u raportuan nga rreth ora 19:00 të enjten deri në orën 1 të mëngjesit të së premtes.
Ai mohoi raportimet e mediave se xhandarmëria kishin qëlluar ndaj dronëve të dyshuar, por tha se ata kishin marrë “masa paraprake”.
Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, janë regjistruar në hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka quajtur këto shkelje të hapësirës ajrore si “luftë hibride”.
Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse për këto inkursione.
Baza Ile Longue në veriperëndim të Francës është vendi ku janë të dislokuara nëndetëset me energji bërthamore, sipas ueb-faqes të marinës franceze.
Secila nëndetëse është e pajisur me 16 raketa balistike që mbajnë disa koka bërthamore.
Blin tha se hetimi për momentin është i përqendruar në atë nëse me të vërtetë ka pasur dronë në qiell.
“Disa nga raportimet mund të jenë plotësisht të trilluar, të tjera janë shumë më serioze”.
Ai tha se raportimet kanë ardhur nga persona të ndryshëm që ishin në vendngjarje, përfshirë xhandarë dhe oficerë ushtarakë./REL
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
