Lajme flash

Francë/ U dënua për përvetësimin e fondeve evropiane, Marine Le Pen apelon vendimin

11 Prill 2025, 18:01 / BOTA ALFA PRESS

Francë/ U dënua për përvetësimin e fondeve evropiane,

Tubimi Kombëtar (RN) dhe dymbëdhjetë të pandehurit e shpallur fajtorë pë rastin e përvetësimit të fondeve evropiane kanë ankimuar vendimin. Mes atyre që apeluan është edhe kryetarja e partisë Marine Le Pen.

Afati për paraqitjen e ankesave skadoi mesnatën e së enjtes. Në total, 24 persona u dënuan për këtë rast, por gjysma zgjodhën të pranonin dënimin e tyre.

Marine Le Pen u dënua me pesë vjet heqje të të drejtave politike, katër vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë pasi gjykata vendosi se ajo ishte në “epiqendrën” e sistemit të keqpërdorimit të fondeve publike, me të cilin, midis 2004 dhe 2016, teksa punonjësit e partisë paguheshin me fondet e Parlamentit Evropian.

Për shkak të dënimit të saj, Le Pen nuk do të jetë në gjendje të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027.

Për shkak se numri i të dënuarve që kanë bërë ankim është i vogël, gjykimi në shkallë të dytë pritet të jetë më i shkurtër se i pari, i cili zgjati dy muaj. Ai pritet të zhvillohet në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe vendimi do të dalë në verën e po atij viti.

Pas dënimit të saj, Le Pen dhe partia e saj po flasin për “skandal” dhe “ndërhyrje të gjyqtarëve” në skenën politike të Francës, ndërsa më herët Le Pen e ka cilësuar vendimin e gjykatës ndaj saj si “politik”.

 

Po ndodh...