Gjermania do t’u lejojë policëve t'i rrëzojnë dronët që shkelin hapësirën e saj ajrore

Gjermania do t’u japë policëve të drejtën për të rrëzuar dronët që shkelin hapësirën ajrore, si ata që kanë shkaktuar probleme në aeroporte të ndryshme në Evropë, ka raportuar Reuters.
Disa liderë evropianë kanë thënë se këto incidente mund të jenë pjesë e një lufte hibride që po zhvillon Rusia.
Ligji i ri u miratua nga qeveria gjermane të mërkurën dhe tani pret miratimin nga Parlamenti.
Ai lejon policinë të rrëzojë dronët në rastet kur ka kërcënim të madh ose rrezik për njerëzit.
Kancelari Friedrich Merz shkroi në rrjetin social X se incidentet me dronë kërcënojnë sigurinë e vendit dhe se nuk do ta lejojë këtë.
Ligji i ri u propozua pasi të premten e kaluar, në aeroportin e Munihut u anuluan ose u shtynë dhjetëra fluturime për shkak të dronëve të dyshimtë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


