
Gjermania në alarm, dronë me origjinë të panjohur fluturojnë mbi bazën amerikane Ramstein

Autoritetet në Gjermani kanë ngritur nivelin e alarmit, pasi dronë me origjinë të panjohur janë parë mbi objektet e ndjeshme industriale dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein.
Dronët janë parë të qarkullojnë në javët e fundit, raportoi sot gazeta gjermane e lajmeve Spiegel , duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.
Raporti tregon për dronë të shumtë të parë kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, midis 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore amerikane, sipas Spiegel.
Një burim sigurie i tha Reuters se raporti që tregon për vëzhgimin e dronëve mbi bazën Ramstein është i saktë, por Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë.
Gazeta thotë gjithashtu se dronët u panë mbi vende që i përkisnin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit kimik BASF, duke shtuar se as origjina e këtyre dronëve nuk është e qartë.
“Siguria e objekteve të BASF është prioriteti ynë më i lartë“, tha një zëdhënës i grupit në një deklaratë të dërguar me e-mail. “Prandaj ne po monitorojmë vazhdimisht aktivitetet e dyshimta dhe po punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai.
Ndërkohë, shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv për tentativa të mundshme sabotimi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128