GJNP urdhër-arrest për Netanjahun, Holanda e gatshme të zbatojë vendimin
21 Nëntor 2024, 16:05 / BOTA

Holanda është e përgatitur të veprojë sipas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Netanyahut nëse është e nevojshme, ka raportuar agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar ministrin e Jashtëm të vendit, Caspar Veldkamp.
Nëse lideri izraelit vjen në tokën holandeze, ai do të arrestohet, tha Veldkamp në Dhomën e Përfaqësuesve, raportoi gazeta lokale Nos.
Holanda gjithashtu do të shmangë kontaktet “jo thelbësore” me Netanyahun, Gallant dhe Deif, të cilëve u lëshuan gjithashtu urdhër-arreste nga GJNP sot.
“Holanda zbaton 100 për qind Statutin e Romës”, tha ministri i Jashtëm.
Nënshkruesit e Statutit të Romës dhe anëtarët e GJNP janë të detyruar t’i arrestojnë të tre nëse udhëtojnë në vendin e tyre.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128