Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë reagon pas sanksioneve të Trump: Kërcënohet puna jonë e pavarur dhe e paanshme

7 Shkurt 2025, 11:50 / BOTA ALFA PRESS

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë reagon pas sanksioneve

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka dënuar ditën e sotme (07 shkurt 2025) sanksionet e vendosura me dekret nga presidenti amerikan, Donald Trump. 

'Me këtë kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme e Gjykatës, u tha nga institucioni në Hagë.
Gjykata u bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) pasi e akuzon gjykatën për "sjellje keqdashëse”.

Gjykata "abuzoi me pushtetin e saj" duke lëshuar urdhër-arreste të pabazuara kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Joav Gallant, thuhej në dekretin e Trump.

Ndalim i hyrjes në SHBA

Sipas dekretit të Trump, drejtuesve, punonjësve dhe punonjësve të ICC-së si dhe anëtarëve të afërt të tyre të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. 

Gjithashtu, të gjitha pasuritë që këta persona zotërojnë në SHBA do të ngrihen. Gjykata siguroi punonjësit e saj për mbështetjen e plotë.

"Gjykata qëndron me vendosmëri pranë punonjësve dhe u premton miliona viktimave të pafajshme të dhunës në mbarë botën drejtësi dhe shpresë në të gjitha proceset e saj'./DW

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128