Hamasi shqyrton planin e armëpushimit, OKB paralajmëron: Gaza në rrezik nga uria!

Hamasi thotë se po kryen një “rishikim të plotë” të planit amerikan për armëpushim në Gaza, por thotë se plani amerikan nuk arrin të përmbushë kërkesat e tij kryesore.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Izraeli ka “nënshkruar” marrëveshjen që thuhet se propozon një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Por Izraeli nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me armëpushimin.
Kujtojmë se armëpushimi dy-mujor i mëparshëm u prish në mars kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në Gaza dhe rifilloi ofensivën e tij ushtarake.
Pothuajse 4,000 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Izraeli thotë se po vepron për të shkatërruar Hamasin dhe për të kthyer pengjet.
Ndërsa Agjencia humanitare e OKB-së OCHA ka deklaruar se Gaza “është vendi më i uritur në Tokë” dhe se “100% e popullsisë së Gazës është në rrezik nga uria”.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
