Harris dhe Trump do mbyllin fushatën në Pensilvani e Michigan! Mbi 76 milion amerikanë kanë votuar gjatë votimit të hershëm

4 Nëntor 2024, 16:00 / BOTA ALFA PRESS

Harris dhe Trump do mbyllin fushatën në Pensilvani e Michigan! Mbi 76

Në 24 orët e fundit para ditës së zgjedhjeve, Kamala Harris dhe Donald Trump do të vazhdojnë turneun e forcave të shteteve kritike swing states.

Donald Trump do ta nisë ditën në orën 10:00, 16:00 në Shqipëri, me një miting në Raleigh, Karolina e Veriut, më pas ai do të zhvendoset në Pensilvani për dy ngjarje, në Reading dhe Pittsburgh dhe do ta përfundojë ditën në orën 22:30, 4 të mëngjesit në Shqiperi. me një miting në Grand Rapids, Michigan.

Harris kandidatja demokrate pasdite, pak a shumë në të njëjtën kohë me rivalin e saj, në Pittsburgh të Pensilvanisë. Dhe më pas ajo do ta mbyllë fushatën, në një atmosferë pothuajse festive.

Harris do të zhvillojë një miting dhe një koncert në Filadelfia me këngëtaren Lady Gaga dhe personalitetin televiziv, Oprah Winfrey që do të japin mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten.

Ndërkohë, sipas përditësimeve të së dielës, mbi 76 milion amerikanë e kanë kryer procesin e votimit me metodat e hershme.

 

Po ndodh...