Hetoi Donald Trump, prokurori Jack Smith planifikon të japë dorëheqjen para se presidenti i sapozgjedhur të marrë detyrën

Prokurori i posaçëm Jack Smith planifikon që të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën. Trump ka kërcënuar se do ta shkarkojë Smith, i cili ka hetuar çështjet ndaj tij, por prokurori pret që të largohet përpara se ai të marrë detyrën.
Bisedimet midis Smith dhe drejtuesve të Departamentit të Drejtësisë shtrihen përtej çështjeve penale të Trump, tek pyetjet se çfarë duhet bërë me të pandehurit e tjerë në rastin e dokumenteve të klasifikuara, si dhe me zyrën e prokurorit special dhe çfarë ndodh me buxhetin dhe stafin e saj.
Trump dhe aleatët e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do të pushojnë dhe ndjekin penalisht ekipin e Smith. Në tetor, presidenti i sapozgjedhur tha se do të përdorte fuqitë presidenciale për t’i dhënë fund hetimit të Smith dhe premtoi se do ta pushonte atë “brenda dy sekondave”.
-
Blinken: NATO kritike për mbrojtjen e SHBA-së dhe Evropës
13 Nëntor, 17:19
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

