Tërmeti 6.1 i shkallës Rihter ‘shkund’ Turqinë Perëndimore, disa persona bllokohen nën rrënojat e shtëpive që u shembën
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi Turqinë perëndimore, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa provinca.
Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive njoftoi se tërmeti me një thellësi prej 11 kilometrash u regjistrua rreth orës 19:53 me orën lokale në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Dy persona mbetën të bllokuar në rrënojat e një ndërtese të shembur, sipas mediave lokale.
Kryebashkiaku i Sindirgi-t, Serkan Sak, tha se katër persona u shpëtuan nga një ndërtesë e shembur në qytet. Disa shtëpi u shembën gjithashtu në fshatin e afërt Golcuk, përfshirë edhe minaren e një xhamie.
Agjencia e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga disa lëkundje pasuese, përfshirë një me magnitudë 4.6, dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
