Sulmi në veri të Kosovës, reagon Vuçiç: Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra

30 Nëntor 2024, 20:48 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi në veri të Kosovës, reagon Vuçiç:

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar në Instagram se nesër do të bëjë një njoftim lidhur me situatën.

Vuçiç thotë se do t’i sqarojë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut.

Më tej ai paralajmëroi duke thënë “Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra”.

Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçlja u desh të bënin thirrje të shumta dhe nervoze në komunitetin ndërkombëtar dhe të kërkojnë. përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postim.