I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, GJKKO lë në burg Sergej Hasanpapajn

Një ditë pas ekstradimit nga Belgjika, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 32-vjeçarit Sergej Hasanpapaj.
Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024 GJKKO i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si edhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Hasanpapaj dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në janar 2022 në Belgjikë.
Bledar Muça u qëllua me armë zjarri në Belgjikë, teksa po kthehej në banesën e tij. Sipas autoriteteve, ai u godit disa herë nga dy persona të armatosur, në një atentat që dyshohet të ketë qenë i organizuar.
Fillimisht, policia belge njoftoi për ekzekutimin e një shtetasi britanik, bazuar në dokumentet që iu gjetën viktimës. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për shtetasin shqiptar Bledar Muça.
Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet, Muça kishte precedentë penalë dhe lëvizte mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës. Emri i tij është përmendur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë pasur në fokus anëtarë të fisit Çapja në Elbasan.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128