Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet bilanci nga goditja me dronë dhe raketa

24 Maj 2026, 22:31 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet

Sulmi rus gjatë natës së mbrëmshme në Kiev ka dëmtuar edhe zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, godina është goditur nga mbetjet e një prej sulmeve, duke shkaktuar thyerje të dritareve në katin e dytë. Ai tha se në ndërtesë nuk ka pasur të lënduar.

Sipas tij, në këtë objekt janë të vendosura disa agjenci të OKB-së, përfshirë edhe OBSH-në.

Autoritetet ukrainase raportuan se nga sulmet intensive ruse në kryeqytet dhe zona të tjera janë vrarë të paktën katër persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Po ashtu, forcat ukrainase thanë se Rusia ka përdorur dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë sulmeve, një pjesë e të cilëve janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

OBSH dhe drejtuesit e saj kanë bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe institucioneve shëndetësore, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm.

Po ndodh...