“Çikago është kryeqyteti botëror i vrasjeve”/ Trump: Do dërgojmë trupat federale për zgjidhjen e kriminalitetit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin e tij social Truth Social, duke e cilësuar Çikagon si “qytetin më të rrezikshëm në botë” dhe duke u zotuar se do ta zgjidhë problemin e kriminalitetit atje, ashtu siç pretendon se ka bërë me Uashingtonin, përmes dërgimit të forcave federale.
“Do ta zgjidh problemin e krimit në Çikago, siç e zgjidha edhe në Uashington,” shkruan Trump, duke përmendur suksesin e tij të pretenduar pas ndërhyrjeve me forca federale në kryeqytet.
Pas ndërhyrjes në Los Anxhelos në qershor dhe në Uashington në gusht, Trump paralajmëron tani mundësinë e dërgimit të trupave federale edhe në qytete të tjera të drejtuara nga demokratët, si:
Çikago, Nju Jork, Baltimore, Bostoni.
Në deklaratën e tij, ai shkroi me shkronja kapitale:
“ÇIKAGO ËSHTË KRYEQYTETI BOTËROR I VRASJEVE”.
Reagimet nuk kanë munguar. Guvernatori demokrat i Illinois, J.B. Pritzker, e akuzoi Trumpin se po përpiqet të shfrytëzojë situatën për qëllime politike dhe se kërkon të ndikojë mbi zgjedhjet e mesmandatit që do të mbahen në nëntor 2026.
“Trump po shpik kriza për të justifikuar praninë e trupave federale në shtetet e drejtuara nga demokratët,” – tha Pritzker, duke e quajtur Trumpin më herët edhe “diktator”.
Një kritikë të ngjashme bëri edhe guvernatori i Maryland, Wes Moore, pasi një nga qytetet e synuara nga Trump, Baltimore, ndodhet në këtë shtet.
Por Trump i është përgjigjur me ironi kritikëve të tij:
“Pritzker ka nevojë urgjente për ndihmë… thjesht ende nuk e ka kuptuar.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





