Incident në ajër për sekretarin amerikan të Mbrojtjes, avioni i Pete Hegseth devijon fluturimin dhe ulet urgjentisht për shkak të thyerjes së një dritareje

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë fluturimit të ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili po kthehej nga Brukseli drejt Shteteve të Bashkuara me një avion qeveritar.
Rreth një orë pas ngritjes, piloti sinjalizoi një problem teknik dhe vendosi të devijojë fluturimin, duke u rikthyer drejt Britanisë së Madhe.
Avioni zbriti menjëherë në një lartësi prej 10.000 këmbësh (rreth 3 kilometra), një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve.
Sipas burimeve të para, një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje, çka detyroi uljen emergjente.
Avioni përfundimisht u ul në bazën ajrore Mildenhall, në veri të Londrës, ku autoritetet morën masat përkatëse për garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe nisjen e hetimeve teknike.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ministri Hegseth ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


