Irani bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga OKB pas bombardimeve të reja në Siri

11 Nëntor 2024, 09:15 / BOTA ALFA PRESS

Irani bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga OKB pas

Irani ka kërkuar që Izraeli të përjashtohet nga OKB-ja pas bombardimeve të reja në Siri.

Mediat e huaja raportojnë se Irani bëri thirrje dje (10 nëntor) për embargo armësh ndaj Izraelit dhe përjashtimin e tij nga Kombet e Bashkuara pas bombardimeve të tij në Siri.

Të paktën nëntë persona humbën jetën, mes tyre anëtari kryesor i Hezbollahut të Libanit, në një bombardim izraelit në jug të Damaskut, në apartamentin e anëtarëve të lëvizjes shiite, aleatë të Iranit.

Ministria e Jashtme iraniane dënoi sulmin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Bagaei “dënoi fuqishëm sulmin barbar të kryer (…) nga regjimi sionist” në Damask. Ai gjithashtu bëri thirrje për masa kundër Izraelit, veçanërisht për “embargo armësh” dhe “përjashtim nga OKB”.

Që prej nisjes së luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli ka nisur qindra bombardime në vendin fqinj, duke synuar ushtrinë siriane dhe organizatat e mbështetura nga Teherani, veçanërisht Hezbollahun libanez, që u vendosën për të ndihmuar forcat qeveritare siriane.

Bombardimet e Izraelit u shtuan

Bombardimet u shumëfishuan pasi Izraeli filloi luftën e hapur kundër Hezbollahut në Liban më 23 shtator.

Izraeli, i cili rrallë komenton publikisht për këto bombardime, kohët e fundit ka vënë në shënjestër pikat e kalimit në kufirin Siriano-Libanez, duke akuzuar Hezbollahun se i përdor ato për të rifurnizuar me armë dhe municione nga Siria.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128