Ish presidenti i Brazilit, Bolsonaro nën akuzë për rastin si “Trump”

19 Shkurt 2025, 15:55 / BOTA ALFA PRESS

Ish presidenti i Brazilit, Bolsonaro nën akuzë për rastin si

Në Brazil, ish presidenti Jair Bolsonaro, është akuzuar për përpjekje për grusht shteti për të përmbysur qeverinë pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022.

Ai akuzohet se mes të tjerash frymëzoi sulmin e mbështetësve ndaj institucioneve, cka e bën rastin të krahasueshëm me atë të Donald Trump në SHBA

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është akuzuar për përpjekje për grusht shteti dhe drejtimin e një organizate kriminale pas humbjes në zgjedhjet e 2022. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 12 vite burg.

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është akuzuar për drejtimin e një komploti për të përmbysur qeverinë dhe për të minuar demokracinë 40-vjeçare të vendit pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

69-vjeçari do të përballet me akuza për 5 vepra penale lidhur me përpjekjen e supozuar për të parandaluar pasardhësin e tij, presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, që të merrte detyrën pas një gare zgjedhore të ashpër.

Ish presidentit I brazilit mes të tjerash dyshohet  se kishte planifikuar të helmonte pasardhësin në krye të shtetit, vrasjen e një anëtari të Gjykatës së Lartë dhe drejtimin e një "organizate kriminale"

Bolsonaro, një ish-kapiten i ushtrisë, ka mohuar vazhdimisht shkeljen e ndonjë ligji dhe i ka cilësuar akuzat kundër tij si një gjueti shtrigash nga kundërshtarët e tij politikë.

Akuzat pasojnë një hetim gati dy vjecar, dhe nësë dosja do të pranohen nga gjykata e Lartë e Brazilit ish presidenti dhe 33 ish zyrtarëe t do të përballen me gjyq. Nësë shpallet fajtor, Bolsonaro, rrezikon deri në 12 vjet burg.

Ish presidenti i Brazilit më herët është ndaluar nga kandidimi për poste publike për tetë vjet pasi u akuzua për minimin e demokracisë braziliane duke pretenduar në mënyrë të rreme se votimi elektronik i përdorur në zgjedhjet e tetorit 2022 ishte i prekshëm nga hakimi dhe mashtrimi.

Bolsonaro nuk e pranoi kurrë humbjen dhe u largua nga Brazili për në SHBA dy ditë para se Lula të betohej si president.

Më 8 janar 2023, mbështetësit e tij sulmuan godinat qeveritare në kryeqytetin Brasilia

Disa pjesë të ndërtesave u dëmtuan dhe policia arrestoi 1,500 nga protestuesit e dhunshëm.

Cështja e Bolsonaros është krahasuar me atë të presidentit të SHBA Donald Trump, i cili u akuzua për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, pasi mbështetësit sulmuan Kapitolin më 6 Janar 2021. Ai proces u shty disa herë dhe në fund u hodh poshtë pasi Trump u rikthye në pushtet në zgjedhjet e nëntorit të kaluar në SHBA.

Edhe në Brazil tani vëmendja është përqendruar te ndikimi që vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht ndalimit për të kandiduar, Bolsonaro mbetet një forcë e fuqishme politike dhe mund ta përdorë gjyqin si një platformë për axhendën e tij.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128