Izraeli dhe SHBA hedhin poshtë përgjigjen dhe kërkesat e Hamasit për kushtet e armëpushimit

Izraeli ka reaguar negativisht ndaj përgjigjes së Hamasit lidhur me propozimin amerikan për një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbim pengjesh, ndërsa Uashingtoni e ka cilësuar atë si “të papranueshme”.
Të shtunën, pas më shumë se një dite nga marrja e propozimit, Hamasi dha një përgjigje pa deklaruar qartë nëse e pranon apo e refuzon atë.
Grupi kërkoi ndryshime në afatin kohor për dorëzimin e pengjeve (përfshirë edhe trupat e atyre që nuk janë më gjallë), dhe gjithashtu përsëriti kërkesat e tij të përhershme për një ndalim të plotë të luftimeve.
Megjithëse përfaqësues të Hamasit deklaruan se kishin dhënë një përgjigje pozitive dhe kishin kërkuar korrigjime në planin e ndërmjetësit amerikan Steve Wietkoff, si Izraeli ashtu edhe SHBA refuzuan kërkesat e Hamasit.
Një zyrtar izraelit, duke folur në mënyrë anonime për gazetarët, deklaroi se qeveria e Netanyahu-t e konsideron përgjigjen e Hamasit “në thelb si refuzim”.
Megjithatë, një burim i përfshirë në procesin e ndërmjetësimit i tha gazetës Times of Israel se negociatorët po vazhdojnë përpjekjet për të zbutur disa nga kërkesat e Hamasit.
Sipas këtij burimi, një nga kërkesat e Hamasit e bën më të vështirë që Izraeli të rifillojë luftimet nëse bisedimet për një armëpushim të përhershëm nuk përfundojnë brenda periudhës së armëpushimit 60-ditor.
Ndërmjetësi amerikan u përgjigj duke thënë se “përgjigjja e Hamasit është krejtësisht e papranueshme dhe do të çojë vetëm në tërheqjen tonë”.
“Hamasi duhet të pranojë propozimin-kornizë që kemi paraqitur si bazë për bisedime të ndërmjetësuara, të cilat mund të fillojnë menjëherë javën që vjen,” shtoi ai.
“Kjo është mënyra e vetme që mund të arrijmë një marrëveshje armëpushimi 60-ditore në ditët e ardhshme, gjatë së cilës gjysma e pengjeve të gjalla dhe gjysma e të vdekurve do të kthehen te familjet e tyre, dhe gjatë së cilës mund të zhvillojmë negociata thelbësore dhe me mirëbesim për të arritur një armëpushim të përhershëm,” shtoi ai më tej.
Times of Israel komentoi se kjo duket të jetë hera e parë që Wietkoff e prezanton propozimin amerikan si një kornizë për bisedime të mëtejshme, dhe jo si një ofertë përfundimtare që duhet të pranohet.
Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë 10 pengje të gjalla dhe të dorëzojë 18 trupa personash të vrarë, të gjithë rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.
Në këmbim, Hamasi kërkon lirimin e një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.
Propozimi i Hamasit, sipas vetë organizatës, ka si qëllim “arritjen e një armëpushimi të përhershëm, tërheqjen e plotë nga Rripi i Gazës dhe garantimin e ndihmës për popullin dhe familjet tona në Gazë”.
Të premten, Izraeli e paralajmëroi Hamasin të pranojë propozimin amerikan, përndryshe “do të zhduket”, siç deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Megjithatë, as Izraeli nuk ka bërë një deklaratë të qartë nëse e pranon apo jo propozimin amerikan.
Hamasi kërkon që lirimi i pengjeve të ndodhë në pesë faza, në vend të dy fazave brenda javës së parë.
Sipas burimeve të Times of Israel, Hamasi dëshiron të lirojë katër pengje të gjalla ditën e parë të armëpushimit 60-ditor, nga dy pengje në ditën e 10-të dhe të 30-të, dhe katër të tjerë në ditën e fundit të marrëveshjes.
Po ashtu, Hamasi ofron të dorëzojë trupat e pengjeve të vrarë në ditët e 30-të dhe të 50-të të armëpushimit.
Në planin e tij, Hamasi përfshin gjithashtu kërkesën për një armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë nga Gaza dhe garantim të ndihmës humanitare për popullin palestinez.
Megjithëse detajet e planit të propozuar nga SHBA nuk janë bërë publike, Reuters raporton pikat kryesore:
Lirimi i 28 pengjeve izraelite (të gjallë dhe të vdekur) gjatë javës së parë dhe i 30 të tjerëve me hyrjen në fuqi të armëpushimit të përhershëm
Lirimi i 1.236 të burgosurve palestinezë dhe dorëzimi i mbetjeve të 180 palestinezëve të vrarë
Dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza përmes OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



