Lajme flash

Izraeli sulmohet me dronë dhe raketa, 14 ushtarë të plagosur, 6 në gjendje të rëndë

18 Prill 2024, 12:13 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli sulmohet me dronë dhe raketa, 14 ushtarë të plagosur, 6

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur 14 ushtarë, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Siç New York Times, ky është një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit nga Hezbollahu, si përfaqësuesi më i fuqishëm rajonal i Iranit.

Sulmi vjen pas vrasjes së dy komandantëve të grupit militant nga Izraeli, ndërsa frika për një konflikt më të gjerë vazhdon e rritet.

Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, Hezbollahu ka sulmuar me dy raketa antitank në fshatin kufitar izraelit, Arab al-Aramshe, përpara se të sulmonte edhe me dron.

Izraelitët janë shprehur të shqetësuar për aftësinë e dukshme të Hezbollahut për të përcaktuar vendndodhjen e ushtarëve dhe shënjestrimin e tyre, shkruan New York Times.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Yussef Rafik Ahmed Shabat, kreun e Departamentit të Hetimeve të Brendshme të Hamasit.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit “Shabat shërbeu si oficer sigurie në inteligjencën ushtarake të Hamasit në Batalionin Beit Hanun”.

“Eliminimi i tij – shtoi ai – në mënyrë të konsiderueshme dëmton departamentin e hetimit të organizatës terroriste”.

I njëjti burim shtoi se në një bastisje është goditur “një automjet në të cilin ndodheshin dhjetë terroristë”.

 

Po ndodh...