Izraeli shkatërron mbi 1500 ndërtesa, BBC: Imazhet satelitore zbulojnë shkatërrime masive në Gaza pas marrëveshjes

Një analizë e BBC Verify tregon se Izraeli ka shkatërruar mbi 1,500 ndërtesa në Gaza që nga nisja e armëpushimit me Hamasin më 10 tetor. Pamjet e reja satelitore tregojnë lagje të tëra të rrafshuara brenda më pak se një muaji. Izraeli pranon shkatërrimin e ndërtesave duke thënë se po çmonton infrastrukturën terroriste, në përputhje me marrëveshjen
Një analizë e BBC bazuar në imazhe satelitore të përpunuara me algoritme të ndryshimit të terrenit, ka zbuluar se Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1,500 ndërtesa në zonat e Gazës të cilat mbeten nën kontrollin e tij pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor.
Fotot e fundit, të realizuara më 8 nëntor, tregojnë se lagje të tëra pranë Khan Younis, Rafah dhe qytetit të Gazës janë kthyer në rrënoja, ndërsa shumë prej ndërtesave nuk kishin dëmtime të dukshme përpara 10 tetorit.
Armëpushimi u arrit me ndërmjetësimin e SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, si pjesë e planit 20-pikësh të paqes të presidentit Donald Trump, që parashikonte ndalimin e çdo veprimi ushtarak.
Megjithatë, sipas analizës vizuale të BBC-së, shkatërrimet kanë vijuar në shkallë të gjerë.
Një zëdhënës i IDF-së tha se Izraeli “po vepron në përputhje me kornizën e armëpushimit”, duke çmontuar “të gjithë infrastrukturën terroriste, përfshirë tunelet dhe objektet e prodhimit të armëve”.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi në rrjetin X se “demilitarizimi i Gazës përmes shkatërrimit të tuneleve është pjesë e politikës së qartë të sigurisë kombëtare”.
Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë pohojnë se këto veprime mund të shkelin ligjin ndërkombëtar dhe vetë marrëveshjen e paqes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
