Izraeli zyrtarisht anëtar i Bordit të Paqes, Netanyahu: Aleancë e pathyeshme

Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu u takua dje me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – në një përpjekje për ta nxitur udhëheqësin amerikan të zgjerojë negociatat me Iranin për të përfshirë prioritetet e sigurisë izraelite, sipas “abc News”.
Kryeministri Netanyahu njoftoi dje në mbrëmje se kishte nënshkruar anëtarësimin e Izraelit në Bordin e Paqes në Blair House, lajm të cilin e bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Përpara takimit tim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump, nënshkrova pranimin e Izraelit si anëtar i “Bordit të Paqes”. Ne do të vazhdojmë të forcojmë aleancën e pathyeshme midis Izraelit dhe SHBA-së”, tha Netanyahu në Twitter ndërsa postoi një foto me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe me dokumentin në dorë.
Takimi i parë i Bordit është planifikuar të mbahet në Uashington më 19 shkurt në nivel liderësh. Tema kryesore pritet të jetë mbledhja e fondeve për rindërtimin e Gazës.
Trump tha se takimi me Netanyahun ishte shumë i mirë dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdonin të ishin të shkëlqyera, por nuk ishte arritur asnjë vendim përfundimtar.
Ai këmbënguli që negociatat me Iranin të vazhdonin, me shpresën për një marrëveshje të re.
“Nuk u arrit asgjë përfundimtare përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdonin – për të parë nëse një marrëveshje mund të arrihet apo jo. Nëse mundet, ia bëj të ditur kryeministrit se kjo do të jetë një preferencë. Nëse nuk mundet, do të duhet të shohim se cili do të jetë rezultati”, shkroi Trump.
Para se të udhëtonte në Uashington D.C. të martën, Netanyahu u tha gazetarëve se takimi i tij me Trump do të përqendrohej “para së gjithash” në negociatat me Iranin.
“Do t’i paraqes presidentit pikëpamjet tona mbi parimet në negociata, parimet e rëndësishme, dhe sipas mendimit tim ato janë të rëndësishme jo vetëm për Izraelin – por për të gjithë në botë që duan paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme”, u tha Netanyahu gazetarëve.
Gjatë takimit të djeshëm, i cili u zhvillua me dyer te mbyllura, Netanyahu pritej të nxiste Trump që të zgjeronte negociatat me Iranin përtej programit të tij bërthamor, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve në programin e raketave balistike të Iranit dhe ndërprerjen e mbështetjes iraniane për Hamasin dhe Hezbollahun.
Kjo ishte vizita e gjashtë e Netanyahut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i mandatit të Trump.
Trump e befasoi atë në një takim të mëparshëm duke njoftuar se po planifikonte të fillonte bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, i cili është zotuar të shkatërrojë Izraelin.
Vizita pasoi menjëherë bisedimet në Oman të premten midis ministrit të Jashtëm të Iranit dhe zyrtarëve të administratës Trump mbi arritjen e një marrëveshjeje të mundshme bërthamore.
Këto bisedime erdhën një muaj pasi udhëheqësit iranianë urdhëruan shtypjen e protestuesve civilë në të cilat u vranë rreth 30 000 iranianë ose më shumë.
Irani ka thënë se do të hakmerret nëse SHBA-ja sulmon për të frenuar programin e tij bërthamor, duke shkaktuar shqetësim për një luftë.
Qershorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën tre vende bërthamore në Iran mes luftës 12-ditore të vendit me Izraelin, duke i dëmtuar, por jo duke i shkatërruar ato.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

