Ja 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës që nisi në shkurt të vitit 2022. Megjithëse Kremlini ka deklaruar se nuk pritet një marrëveshje e menjëhershme, negociatat janë ende në zhvillim dhe disa pika të përbashkëta janë arritur.
Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë, Dimitri Peskov, konfirmoi se “është gabim të priten vendime të menjëhershme”, por theksoi se “puna po vazhdon dhe janë arritur marrëveshje të rëndësishme në Stamboll”.
Një prej këtyre marrëveshjeve është shkëmbimi më i madh i të burgosurve që nga fillimi i luftës. Sipas Peskov, Rusia është në pritje të përgjigjes së Ukrainës ndaj memorandumit të saj, i cili përfshin tri kërkesa kryesore: njohjen e territoreve të aneksuara si pjesë e Rusisë (Krimeja, Donetsku, Lugansku, Zaporizhzhia dhe Hersoni), organizimin e zgjedhjeve të reja në Ukrainë dhe reduktimin e ushtrisë ukrainase deri në atë pikë që të mos konsiderohet më kërcënim për sigurinë e Kremlinit.
Këto kërkesa, sipas Rusisë, do të diskutohen vetëm në bisedime direkte me Kievin. Nga raundi i fundit i negociatave në Stamboll, Rusia ka pranuar gjithashtu vendosjen e disa armëpushimeve të përkohshme prej 2–3 ditësh në zona të caktuara dhe kthimin e ushtarëve të plagosur rëndë apo të sëmurë, si dhe të rinjve 18–25 vjeç. Ukraina, ndërkohë, ka dorëzuar një listë të fëmijëve të rrëmbyer, të cilën Rusia ka premtuar se do ta shqyrtojë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



