Katari: Arritëm të përparojmë në negociatat për armëpushimin me Hamasin
21 Qershor 2024, 23:33 / BOTA

Katari thotë se është bërë njëfarë progresi në negociatat për një armëpushim në Gaza dhe se po vazhdon ndërmjetësimin për të “kapërcyer hendekun” midis Izraelit dhe Hamasit.
Shteti i Gjirit, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuar në muaj bisedime armëpushimi që përfshijnë shkëmbimin e robërve-të burgosurve dhe marrjen e ndihmës humanitare dëshpërimisht të nevojshme në Gazën e goditur nga lufta.
“Ka pasur përparim në një masë në situatë. Ne kemi vazhduar përpjekjet tona pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit”, tha kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani në një konferencë shtypi në Madrid me ministrin e Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares.
-
BIRN: Korrupsioni bllokon fondet e BE-së për bujqësinë
21 Qershor, 23:23 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


