Katari paralajmëron OKB-në: Nuk do të tolerojmë sjellje të pamatura të Izraelit pas sulmit në Doha
Katari i ka dërguar një mesazh të qartë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se nuk do të pranojë “sjellje të pamatura” nga Izraeli dhe përçarjen e vazhdueshme të sigurisë në rajon. Reagimi i Katarit erdhi pas sulmit të Izraelit që goditi udhëheqësit e Hamasit në Doha.
Në një letër drejtuar OKB-së, ambasadorja e Katarit, Alya Ahmed Saif Al-Thani, dënoi me forcë këtë “sulm kriminal frikacak”, që sipas saj përbën një shkelje të hapur të ligjeve dhe normave ndërkombëtare.
“Hetimet janë në nivelet më të larta dhe detajet do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme,” tha ajo, duke e cilësuar sulmin si një “përshkallëzim serioz”.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, konfirmoi gjatë një konferencë për shtyp se përpjekjet e ndërmjetësimit mbeten pjesë e identitetit të vendit dhe se roli i Katarit në këtë drejtim nuk do të ndërpritet, pavarësisht ngjarjeve të fundit.
Ai shtoi gjithashtu se autoritetet amerikane paralajmëruan Katarin për sulmin vetëm 10 minuta pasi ai kishte filluar, duke e përshkruar operacionin si “të pabesë”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
