Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live dhe evakuohet stafi
15 Nëntor 2025, 20:19 / BOTA

Kanali informativ francez BFMTV u detyrua të ndërpresë transmetimin live të shtunën, pasi një kërcënim për bombë çoi në evakuimin e menjëhershëm të ndërtesës në Paris.
Sipas mediave franceze, email-i kërcënues u dërgua rreth orës 14:27 përmes platformës zyrtare moncommissariat.fr, ku pretendohej se në godinë ishte vendosur një bombë.
BFMTV konfirmoi ngjarjen edhe në rrjetin X, duke njoftuar se autoritetet ndodheshin në vendngjarje për kontrolle të sigurisë dhe se programet e kanaleve RMC dhe BFM do të pezulloheshin përkohësisht. Ndërkohë, në ekran u transmetuan materiale të regjistruara.
Pas rreth dy orësh ndërprerje, në orën 17:52, televizioni rifilloi transmetimin normal.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
