Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet për shkeljen e hapësirës ajrore polake

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente me kërkesë të Polonisë për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të vendit këtë javë, njoftoi sot Ministria e Jashtme polake.
Ky njoftim vjen pas një operacioni të paprecedentë, ku Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, rrëzoi dje, me mbështetjen e aleatëve të NATO-s, dronë të dyshuar rusë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.
“Po tërheqim vëmendjen e botës ndaj këtij sulmi të paprecedent rus me dronë ndaj një anëtari të OKB-së, BE-së dhe NATO-s”, deklaroi ministri i jashtëm Radoslaw Sikorski për radion lokale.
Moska mohoi përgjegjësinë për incidentin, duke thënë se dronët kishin ardhur nga drejtimi i Ukrainës, e cila u pushtua nga Rusia në vitin 2022.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dronët kishin kryer një sulm të madh ndaj objektivave ushtarake në Ukrainën perëndimore, por nuk kishin planifikuar të godisnin ndonjë objektiv në Poloni.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
