Kina konfirmon tarifat ndaj produkteve të qumështit të BE-së pas hetimit

Kina ka konfirmuar se do të vendosë tarifa për një gamë të gjerë produktesh të qumështit të importuara nga Bashkimi Evropian, tha sot Ministria e Tregtisë në Pekin.
“Tarifat do të variojnë nga 7,4% në 11,7% në varësi të kompanisë dhe do të hyjnë në fuqi këtë të premte”, tha ministria në një deklaratë.
Kjo do të thotë që Kina ka caktuar tarifa dukshëm më të ulëta se tarifat e përkohshme prej 21,9% deri në 42, 7% të vendosura në dhjetor.
“Tarifat do të zbatohen gjatë pesë viteve të ardhshme për lloje të caktuara të djathit të freskët dhe të përpunuar, si dhe qumështin dhe kremin e qumështit me përmbajtje më të lartë yndyre, të cilat janë të destinuara kryesisht për konsum njerëzor”, tha ministria.
Një listë e publikuar nga autoriteti tregon se kompanitë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Spanja dhe Italia janë të prekura.
Megjithatë, tarifat nuk ka gjasa të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët në Evropë.
Ministria e Tregtisë e Kinës hetoi produktet për subvencione të dyshuara të padrejta që nga gushti i vitit 2024.
Një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Tregtisë theksoi se hetimi ishte kryer në përputhje me parimet e drejtësisë, paanshmërisë dhe transparencës.
Ministria arriti në përfundimin se produktet e qumështit të BE-së ishin subvencionuar, gjë që kishte dëmtuar prodhuesit kinezë.
Hetimet e Pekinit shihen si një kundërmasë ndaj tarifave të Brukselit, të vendosura në nëntor 2024, ndaj automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128