
Kremlini: Ushtria e Ukrainës jashtë kontrollit, nuk ndjek urdhërat e udhëheqësve të saj

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sugjerimi i Presidentit Vladimir Putin për një administratë të përkohshme në Ukrainë për të lejuar zgjedhjet, nuk është diskutuar me SHBA.
Sipas mediave të huaja, Uashingtoni ka thënë se qeverisja e Ukrainës duhet të jetë një çështje e ukrainasve. Por Peskov ka thënë se Putin e përmendi idenë sepse sipas tij, Rusia është e shqetësuar se forcat e armatosura nacionaliste në Ukrainë po forcohen.
Ai ka thënë gjithashtu se Moska rezervon të drejtën të tërhiqet nga një pauzë e ndërmjetësuar nga SHBA për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.
Ai tha se kjo do të ndodhë nëse Kievi vazhdon të kryejë sulme të tilla, megjithëse ato sulme nuk janë verifikuar. Ukraina ka akuzuar gjithashtu Rusinë për sulmin ndaj objekteve energjetike.
Ai gjithashtu tregoi se ushtria ukrainase është jashtë kontrollit dhe nuk ndjek urdhrat e udhëheqjes së saj, megjithëse ai nuk ofroi prova për këtë pretendim.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128