Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së thirrje Iranit të rifillojë bashkëpunimin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA) ka deklaruar se mirëpret njoftimet e sotme në lidhje me situatën në Iran.
“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-në është çelësi i një marrëveshjeje të suksesshme diplomatike për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit”, tha Rafael Grossi.
Ai tha se i ka dwrguar mesazh ministrit të jashtëm iranian për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe për të propozuar që ata të takohen së shpejti.
Inspektorët e IAEA-s kanë mbetur në Iran gjatë gjithë konfliktit dhe janë gati të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur, thotë organizata në një deklaratë.
“Gjatë këtyre sulmeve, kemi parë dëme të mëdha në disa centrale bërthamore në Iran, duke përfshirë edhe impiantet e konvertimit dhe pasurimit të uraniumit.
“Vlerësimi ynë është se ka pasur disa çlirime të lokalizuara radioaktive, si dhe kimike, brenda impianteve të prekura që përmbanin materiale bërthamore – kryesisht uranium të pasuruar në shkallë të ndryshme – por nuk ka pasur raportime për rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendit”, tha Grossi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

