Kreu rezonancë magnetike, Trump flet sërish për gjendjen e tij shëndetësore: Mjeku tha se ishin rezultatet më të mira që ka parë ndonjëherë

15 Nëntor 2025, 12:10 / BOTA ALFA PRESS

Kreu rezonancë magnetike, Trump flet sërish për gjendjen e tij

Të premten në mbrëmje, gjatë një bisede me gazetarët në fluturimin me Air Force One, presidenti Donald Trump, tha se një mjek e kishte përgëzuar për një rezonancë magnetike “të jashtëzakonshme”, megjithëse vetë nuk dinte saktësisht për çfarë ishte kontrolluar.

“Bëra një rezonancë magnetike,” tha presidenti Trump, duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Qendrën Mjekësore Walter Reed, e cila kishte ngjallur shumë diskutime.

“Mjeku tha se ishte rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë si mjek… Rezultati ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai. Kur u pyet nëse mjekët kishin kontrolluar trurin e tij, ai u përgjigj: “Nuk kam asnjë ide çfarë ekzaminuan, por çfarëdo që analizuan, e analizuan mirë dhe thanë se kisha rezultatin më të mirë që kishin parë ndonjëherë.”

Presidenti amerikan ka ofruar shumë pak detaje për rezonancën magnetike që kreu në tetor, të cilën mjeku i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi si pjesë të një “rishikimi të planifikuar” që përfshinte “kontrolle të avancuara imazherike”.

Jeffrey Kuhlman, mjek i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Obama, shprehu dyshime se përse presidenti qëndroi në qendrën mjekësore për disa orë.

 

Po ndodh...

ide