Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

27 Qershor 2025, 18:27 / BOTA ALFA PRESS

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për

Shefi i OpenAI, Sam Altman, ka zbuluar se Meta – kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp – po përpiqet të tërheqë inxhinierët më të mirë të inteligjencës artificiale përmes ofertave gjigante që përfshijnë bonuse deri në 100 milionë dollarë.

Në një intervistë për podcast-in e vëllait të tij, Altman pranoi se Meta po përdor kompensime vjetore shumë të larta për të joshur stafin e tij, megjithatë deri tani askush nga “njerëzit më të mirë” nuk është larguar nga OpenAI.

Altman theksoi se Meta është duke investuar agresivisht në fushën e AI-së – përfshirë blerjen e 49% të startup-it Scale AI për 14 miliardë dollarë – por sipas tij, është “misioni” i OpenAI që e mban ekipin të qëndrueshëm.

Kjo përfshin synimin për të zhvilluar superinteligjencë – një fazë përtej inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI), ku makinat kapërcejnë aftësitë njohëse njerëzore.

Sipas Altman, OpenAI tashmë ka një avantazh dhe potencial për të qenë “kompania më e vlefshme” në këtë garë globale, duke investuar miliarda për të ndërtuar qendra të reja të të dhënave.

Ai e përshkroi kulturën e kompanisë si “të veçantë” dhe kritikoi Metën për mungesë inovacioni, duke krahasuar përpjekjet e saj me përpjekjen e pasuksesshme të Google për të konkurruar me Facebook-un në rrjetet sociale.

 

Po ndodh...

ide