Kryeministri i Kanadasë: Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në mes të një përçarjeje

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka folur në Forumin e mbajtur në Davos, lidhur me tensionet në arenën ndërkombëtare pas deklaratave të Trump për aneksimin e Groenlanës dhe për të vendosur tarifa ndaj disa shteteve të NATO-s.
Sipas mediave të huaja, Carney tha se vende si Kanadaja kanë lulëzuar sipas rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla për dekada të tëra dhe "kanë përfituar nga parashikueshmëria e tij".
Por sipas Carneyt, vendi e dinte se më i forti do të "përjashtohej kur të ishte e përshtatshme" nga këto rregulla.
"Ne kryesisht shmangëm nxjerrjen në pah të boshllëqeve midis retorikës dhe realitetit. Kjo marrëveshje nuk funksionon më", vijoi Carney.
"Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë - jemi në mes të një përçarjeje, jo të një tranzicioni", shtoi ai më tej.
Ai shton: “Pyetja për fuqitë e mesme si Kanadaja nuk është nëse duhet të përshtaten me realitetin e ri, ne duhet ta bëjmë këtë.”
"Pyetja është nëse ne përshtatemi thjesht duke ndërtuar mure më të larta, apo nëse mund të bëjmë diçka më ambicioze", tha Carney.
Lidhur me kërcënimin e tarifave amerikane, Carney thotë: “Kanadaja kundërshton fuqimisht tarifat mbi Groenlandën dhe bën thirrje për bisedime të fokusuara për të arritur objektivat tona të përbashkëta të sigurisë dhe prosperitetit në Arktik.”
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128