Kuvendi i Serbisë zgjedh qeverinë e re, ja kush është kryeministri
16 Prill 2025, 19:07 / BOTA

Parlamenti i Serbisë ka zgjedhur qeverinë e re me kryeministër Gjuro Macut.
Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 153 deputetë, ndërsa kundër propozimit ishin 46. Të pranishëm nuk ishin 51 deputetë.
Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë.
Të paktën kështu ka paralajmëruar Macut, duke e arsyetuar programin e tij para deputetëve të Kuvendit.
Ai tha se “do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që kemi pasur deri më tani”.
Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Milosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


