"Ky kriminel po zhyt rajonin në kaos dhe konflikt"/ Përplasje të forta Erdogan-Netanyahu për armëpushimin SHBA-Iran: Tigër prej letre, masakroi kurdët

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me deklaratat e fundit për armëpushimin SHBA- Iran.
“Izraeli, nën udhëheqjen time, do të vazhdojë të luftojë kundër regjimit terrorist iranian dhe aleatëve të tij, ndryshe nga Erdogani i cili i ndihmon ata dhe masakron qytetarët e tij kurdë”, u përgjigj Netanyahu në X.
Pas shpalljes së armëpushimit SHBA- Iran, Erdogan paralajmëroi kundër "provokimeve" dhe "sabotimeve" të mundshme që mund ta minojnë atë, pa hyrë në detaje.
Madje ai kërkoi gjatë një telefonate me homologun e tij amerikan Donald Trump, që armëpushimi dyjavor të përdoret në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme paqeje dhe të mos lejojnë që ky proces të vihet në pikëpyetje në asnjë rrethanë.
Pas reagimit të Netanyahut, presidenca turke reagoi sërish. Burhanettin Duran theksoi se ky “kriminel”, kundër të cilit janë në pritje urdhër-arreste, po e zhyt rajonin në kaos dhe konflikt si pjesë e strategjisë së tij për të mbijetuar politikisht.
“Netanyahu, i cili po kryen gjenocid në Gaza dhe po sulmon shtatë vende në rajon, ka guximin në dëshpërimin e tij për të synuar presidentin tonë të respektuar”, tha Burhanettin Duran.
Replikat kanë vijuar edhe më tej, pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e sulmoi ashpër presidentin turk nëpërmjet X. Në reagimin e tij, Katz theksoi se Erdogan do bënte mire të heshte.
"Erdogan, i cili u tregua si një "tigër letre" pasi "nuk reagoi ndaj lëshimeve të raketave nga Irani kundër territorit turk", mbështetet në "antisemitizëm" dhe "në gjyqe tallëse në Turqi kundër udhëheqësve politikë dhe ushtarakë izraelitë. Çfarë absurditeti i madh. Një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, i cili masakroi kurdët, akuzon Izraelin, i cili po mbron veten kundër aleatëve të tij të Hamasit për gjenocid", vazhdoi ministri.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128