
Libi, atentat ndaj Ministrit të Shtetit, qëllohet me armë në makinë

Një ministër libian i qeverisë së Tripolit u plagos në një “atentat”, ndërsa ishte brenda makinës së tij në kryeqytetin libian, njoftoi sot Qeveria e Unitetit Kombëtar.
Ministri i Shtetit Adel Jomaa është shtruar në spital në “gjendje të qëndrueshme”, sipas deklaratës, e cila i referohet rastit, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai është plagosur në këmbë.
Jomaa, një këshilltar i afërt i Kryeministrit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdulhamid Dbeiba, u emërua në këtë pozicion në mars 2021 dhe është përgjegjës për koordinimin midis Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të ndryshme, veçanërisht për monitorimin e zbatimit të politikave të qeverisë.
Në prill 2024, një sulm shënjestroi shtëpinë dhe zyrën në Tripoli të Ibrahim Dbeiba, nipit dhe këshilltarit politik të kreut të qeverisë. Nga ky sulm nuk pati viktima.
#Breaking_News
The Government of National Unity condemns the attempted armed attack that targeted the Minister of State for Prime Minister and Cabinet Affairs, Adel Jumaa, while he was driving his car on the highway in the capital, Tripoli, stressing that the minister's health… pic.twitter.com/MZovFcApga— LIBYA TODAY 24 – ENGLISH (@Libyatoday24) February 12, 2025
Në shkurt 2021, Fathi Bashaga, atëherë një ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e Fayez Al-Sarraj, shpëtoi i padëmtuar nga një atentat ndaj tij kur kolona e tij u sulmua nga një grup i panjohur.
Libia mbetet në kaos që nga përmbysja e Muamar Gadafit në vitin 2011, pas një kryengritjeje popullore të mbështetur nga NATO.
Në vend ekzistojnë dy qeveri, një në pjesën perëndimore dhe një në atë lindore. Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht, me qendër në Tripoli, mori pushtetin përmes një procesi të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2021, por parlamenti në pjesën lindore të vendit nuk e ka njohur atë për vite me radhë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128