Lufta në Ukrainë/ “The Economist”: Me këtë ritēm breshke, Rusisë i duhen 108 vjet për pushtim total
Moska mund ta trumpetojë si triumf pushtimin e saj në Ukrainë, por përllogaritjet e ‘The Economist’ shfaqin një panoramë krejt ndryshe.
Sipas revistës së njohur britanike, nëse ofensiva ruse vazhdon me ritmin e saj aktual, Rusisë do t’i duhet deri në qershor 2030 për të pushtuar plotësisht rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, dhe do t`i nevojiten edhe 103 vjet të tjera për të pushtuar të gjithë Ukrainën. “Që kur vijat e betejës u stabilizuan pas përfundimit të kundërsulmit të parë të Ukrainës në tetor 2022, ato mezi janë zhvendosur.
Asnjë qytet i madh nuk ka ndërruar drejtim”, thuhet në artikull. Që nga maji i këtij viti, kur nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në vijën e frontit, Rusia ka pushtuar vetëm 0.4% të territorit ukrainas, vazhdon The Economist dhe nuk ka arritur ndonjë objektiv serioz.
Nga ana tjetër, edhe kostoja financiare rezulton e lartë. Në shkrim thuhet se Rusia po paguan një çmim të madh për fitore minimale në fushën e betejës. Megjithatë, sukseset graduale mbeten të mundshme duke dërguar grupe të vogla luftëtarësh në zonën e vdekjes për të pushtuar pozicione të përparuara.
Po kështu konsiderohet se pas tre vitesh ofensivash të penguara, një kolaps i papritur mund të bëhet më i mundshëm në ekonominë e luftës ruse sesa në linjat mbrojtëse të Ukrainës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
