Lufta po bëhet për naftën! Sulme ndaj tre cisternave të naftës në Hormuz. Irani: Çmimi do shkojë 200 dollarë

12 Mars 2026, 13:15 / BOTA ALFA PRESS

Lufta po bëhet për naftën! Sulme ndaj tre cisternave të

Tre anije të tjera cisternë u goditën në rajonin e Gjirit, dhe synimi ishte i qartë: Irani po vë në jetë me kujdes fushatën e tij për të kufizuar furnizimin global me naftë, çka përfshin bllokimin e rrugës detare kyçe të Hormuzit, vendosjes së minave që kërcënojnë anijet tregtare dhe shënjestrimin e transportuesve të arit të zi.

Pak pasi çmimi i naftës arriti të stabilizohej mes zotimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se do të hedhë një nivel rekord rezervash në treg, Republika Islamike sulmoi tre anije në ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi që me veprimet e saj, ta rrisë kuotimin e naftës deri në 200 dollarë fuçia.

Nga sulmet humbi jetën një anëtar ekuipazhi, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur. Sulmet ndodhën brenda ujërave territoriale irakiane, sipas Farhan al-Fartousi, drejtues i kompanisë së porteve atje. Irani ka praktikisht kontroll të plotë mbi ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Veprimet e tij kanë sjellë luhatje të forta të çmimit të naftës, dhe kërcënime për të shkaktuar edhe më shumë destabilitet.

Përgatituni që nafta të shkojë 200 dollarë për fuçi, sepse çmimi i naftës varet nga destabilizimi që ju i bëtë sigurisë rajonale”, deklaroi Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i ushtrisë iraniane.

Donald Trump megjithatë këmbëngul se çmimi do të stabilizohet shpejt. Vendimi i 32 vendeve për të përdorur rezervat e naftës do të “ulë ndjeshëm çmimet e naftës”, u shpreh ai, duke e cilësuar lëvizjen e tyre thjesht çështje lufte.

“Nafta do të ulet. Do të thoja madje se u rrit më pak nga sa mendonim ne, por do të bjerë. Po e shohim me kujdes gjendjen në Ngushticën e Hormuzit. Ne kemi neutralizuar të gjitha anijet e tyre. Ata kanë disa raketa, por jo shumë”, tha Trump.

Fakti që çmimi i naftës u rrit deri në 120 dollarë për fuçi para se binte pak, ndërsa çmimet e karburantit të aviacionit mbeten rreth dyfish më të larta sesa ishin në janar, i ka shtyrë ekspertët të ngrenë një pyetje themelore: A mundet Teherani ta përdorë sistemin global të energjisë si armë strategjike, apo Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre mund ta parandalojnë një skenar të tillë? Deri tani, tregu, nga sa vërejnë ata po përfshin më shumë në çmime pasigurinë dhe jo ndërprerjen reale të furnizimit.

Tregjet shpesh reagojnë para se të shfaqen mungesat fizike, dhe sipas analistëve, investitorët janë aktualisht duke u përgatitur për mundësinë që prodhuesit e Gjirit të detyrohen të ndalojnë prodhimin nëse eksportet bllokohen.



Po ndodh...