“Mbretëresha Elizabeth refuzoi çmimin Nobel për Paqen”, oborrtari i lartë zbulon sekretin
18 November 2024, 15:04 / BOTA

Mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe që arriti të bënte histori si monarkuja britanike më jetëgjatë, pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, thuhet seka mohuar Çmimi Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj.
Monarkja, ndonëse gjithë jetën ia kushtoi shërbimit publik duke fituar shumë çmime për shërbimet e saj, nuk e ka dëshiruar çmimin Nobel për Paqen. Siç raporton Daily Mail, një oborrtar i lartë tha se Mbretëresha “nuk e donte nderin”.
Edhe pse deri më sot nuk është e qartë pse Elizabeta e refuzoi çmimin, një fjalim që ajo mbajti në moshën 21-vjeçare tha “Unë deklaroj para jush se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbimit ndaj jush”.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
(Pa)Besa e Edi Ramës!
Nga Sidi Hasanaj
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Nga Red Varaku
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128