Meksika do vendosë 10 mijë trupa në kufi me SHBA-të, cila është marrëveshja mes Trump dhe Sheinbaum që pezulloi tarifën?

3 Shkurt 2025, 22:25 / BOTA ALFA PRESS

Meksika do vendosë 10 mijë trupa në kufi me SHBA-të, cila

Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord që të ndalojë tarifat 25 përqind për mallrat nga Meksika. Kjo ndodhi, disa orë përpara se tarifat të hyjnë në fuqi, teksa të martën do të hyjnë në fuqi tarifat për Kinën e Kanadanë.

Por presidentja meksikane ka thënë se do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në një marrëveshje me Donald Trump për të “pezulluar” tarifën prej 25%.

Claudia Sheinbaum thotë se ka pasur një “bisedë të mirë” me Trump, ku të dy diskutuan një “gamë çështjesh”. Ajo thotë se telefonata zgjati të 30-45 minuta dhe u zhvillua disa orë përpara se tarifa për mallrat nga Meksika të hynte në fuqi. “Ne folëm për interesat tona të përbashkëta,” thotë ajo. “Ne thamë se do të punonim së bashku për migracionin, i cili funksionoi mirë.”

Sheinbaum thotë se “do të ketë një pezullim” që SHBA të vendosë tarifa 25% për mallrat nga Meksika për një muaj. Meksika gjithashtu do të përforcojë kufirin e saj të përbashkët me SHBA-në me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të vendosen menjëherë, shton ajo. Presidentja meksikane thotë gjithashtu se ajo “shpjegoi seriozitetin” e armëve me fuqi të lartë që mbërrinin nga SHBA dhe  shkonin në duart e grupeve kriminale.

“Kjo u jep atyre fuqi,” thotë ajo. “Ne kërkuam që SHBA të ndihmojë gjithashtu vendin tonë duke ndihmuar në ndalimin e këtij trafiku të armëve… ai ra dakord”, u shpreh Presidentja e Meksikës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128