Mickovski rizgjidhet për herë të tretë kryetar i VMRO-DPMNE

Christian Mickovski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së gjatë kongresit të partisë në qytetin e Kavadarçit, duke nisur kështu mandatin e tij të tretë si udhëheqës i kësaj partie, e cila është më e madhje e spektrit të djathtë.
Mickovski ishte kandidati i vetëm për kryesinë e VMRO-DPMNE-së dhe u rizgjodh njëzëri nga rreth 800 delegatë të partisë.
Gjatë fjalimit të tij në kongres, ai u ndal veçanërisht te rruga europiane e vendit, e cila mbetet e ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke akuzuar Bashkimin Europian se nuk ka aftësi për të dhënë një zgjidhje.
“Na presin sfida serioze. Kemi një çështje të hapur me Bullgarinë, por duket se nuk ka një bisedues nga ana tjetër. Duam të arrijmë një zgjidhje të drejtë, por për çdo marrëveshje dua të di, ndryshe nga paraardhësit e mi në qeveri, se çfarë fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj nga kjo.
Bashkimi Europian duket i papërgatitur për të lehtësuar këtë proces, kryesisht për shkak të problemeve të veta të brendshme”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, i cili nga qershori i 2024 është edhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Mickovski u zgjodh për herë të parë kryetar i VMRO-DPMNE-së në dhjetor 2017, duke zëvendësuar mentorin e tij politik, Nikola Gruevski, i cili gati një vit më vonë u largua drejt Hungarisë, ku mori azil politik nga aleati i tij Viktor Orban, për të shmangur një dënim dyvjeçar për një rast korrupsioni gjatë kohës që ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut (2006-2016).
Vitet e fundit, Christian Mitkovski është distancuar nga Nikola Gruevski.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
