Ministri jordanez Safadi: Prishja e marrëveshjes me Gazën, mund të sjellë kaos në Lindjen e Mesme!

24 Janar 2025, 15:45 / BOTA ALFA PRESS

Ministri jordanez Safadi: Prishja e marrëveshjes me Gazën, mundaq

Ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ayman Safadi  ka paralajmëruar se prishja e armëpushimit në Gaza do të tërheq të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në “ankth, pasiguri dhe kaos”.

Gjatë një seance në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Safadi deklaroi se mos përmbajtja ndaj armëpushimit, po e tërheq jo vetëm Gazën në ferr por të gjithë rajonin në ankth pasiguri dhe kaos.

“Ne do të shohim një presion të ulët nga njerëzit e të dy palëve për të siguruar përmbajtjen ndaj armëpushimit, sepse ju e dini se ne nuk mund të harrojmë ferrin që ka qenë vitin e kaluar për të gjithë”, theksoi ministri jordanez.

Ushtria izraelite vazhdoi për të tretën ditë radhazi të enjten një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor verior, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë.

Mediat izraelite raportuan se sulmi në Jenin është pjesë e një manovre politike e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të qetësuar ministrin e Financave të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich, i cili kundërshtoi armëpushimin e fundit të Gazës.

Raportet sugjerojnë se Netanyahu premtoi sulmin për të parandaluar dorëheqjen e ministrit Smotrich gjë që mund të rrëzojë qeverinë.

 

Po ndodh...