Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar
13 February 2026, 18:08 / AKTUALITET

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë dalë me një sqarim për qytetarët, duke mohuar raportimet e disa mediave mbi një pretenduar shpërthim të fruthit në një kopsht të Tiranës.
Instituti thekson se nuk ka asnjë rast të konfirmuar infektimi në asnjë institucion parashkollor në kryeqytet. Autoritetet bëjnë thirrje që informacionet të merret vetëm nga burime zyrtare, për të shmangur krijimin e panikut të panevojshëm.
Në të njëjtën kohë, Ministria dhe Instituti i Shëndetit Publik rikujtojnë prindërit për rëndësinë e respektimit të kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe sigurojnë se vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe efektive për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
