Moska paralajmëroi hakmarrje! Rusia sulme masive mbi Ukrainë, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një vale të fuqishme sulmesh ajrore ruse që goditën disa qytete të Ukrainës gjatë natës. Sipas autoriteteve ukrainase, gjashtë viktima u regjistruan në Dnipro, ndërsa katër të tjera në kryeqytetin Kiev.
Mes të plagosurve raportohet se ka edhe fëmijë. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e goditura, ndërsa dyshohet se disa persona ndodhen ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të dëmtuara.
Sulmet shkaktuan zjarre në disa zona të Kievit, përfshirë pranë një stacioni karburanti, një kantieri ndërtimi dhe disa blloqeve të banimit. Gjithashtu janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të qytetit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore, ndërsa kreu i Administratës Ushtarake të qytetit deklaroi se Rusia po përdorte raketa balistike në sulmet ndaj kryeqytetit.
Paralajmërimet për sulme ajrore mbuluan pjesën më të madhe të territorit ukrainas në orët e para të mëngjesit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar një ditë më parë se inteligjenca ukrainase kishte sinjalizuar përgatitjen e një sulmi të ri masiv nga Rusia.
“Paralajmërimet e inteligjencës mbeten në fuqi. Një sulm masiv është i mundur dhe duket se është përgatitur”, deklaroi Zelensky në adresimin e tij të përditshëm.
Nga ana tjetër, autoritetet ruse raportuan një sulm me dron në rajonin e Krasnodarit, ku u përfshi nga flakët rafineria e naftës Ilsky. Shërbimet e emergjencës njoftuan se nuk pati viktima.
Përshkallëzimi i fundit vjen pasi Moska paralajmëroi javën e kaluar se do të kryente “sulme sistematike” ndaj objektivave ukrainase, në përgjigje të një sulmi me dron që goditi një konvikt në rajonin e Luhanskut nën kontrollin rus.
Ndërkohë, Rusia ka deklaruar se do të shënjestrojë qendra ushtarake dhe institucione vendimmarrëse në Kiev, ndërsa Ukraina i ka cilësuar këto kërcënime si “shantazh të hapur” dhe u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë presionin ndaj Moskës.
Luftimet mes dy vendeve vazhdojnë të intensifikohen, me sulme të ndërsjella që kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në të dyja anët e konfliktit.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128