Moti i keq “pushton” Evropën! Kaos në aeroportet e Gjermanisë, vonesa dhe anulime për qindra fluturime

Moti i keq me ngrica, reshje dëbore dhe mjegull të dendur ka pushtuar ditët e fundit Evropën qendrore dhe perëndimore. Si pasojë e motiti të keq janë shkaktuar probleme me vonesa dhe anulime të qindra fluturimeve që nisen nga Gjermania, ose që kanë destinacion Gjermaninë.
Mediat e huaja raportojnë për vonesa dhe anulime në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut dhe Shtutgartit.
Problemet më serioze janë konstatuar në aeroportin e Frankfurtit, të paktën 120 ulje dhe ngritje nga 1090 që ishin planifikuar fillimisht për sot janë anuluar, tha një përfaqësues i kompanisë menaxhuese të aeroportit, Fraport, për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
Pistat duhet të pastrohen vazhdimisht sepse dukshmëria është e dobët, gjithashtu procesi i heqjes se akullit nga avionët kanë shkaktuar vonesa të gjata për shkak të motit, raportojnë mediat vendase.
Në aeroportin e Mynihut, problemet janë më të kufizuara, pasi ka me pak vonesa lidhur me oraret e fluturimeve.
Probleme për shkak të motit të keq vihen re edhe në funksionimin e hekurudhave, kryesisht në zonën e Frankfurtit, ndërsa autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të veçantë në rrugë, ku mund të ketë borë apo akull.
Në Saksoninë e Poshtme, Bavari dhe Turingi, që nga mbrëmja e djeshme janë regjistruar rreth 120 aksidente rrugore, por pa lëndime të rënda.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

