Musk: USAID financoi “kërkimet e armëve biologjike si COVID-19”

Miliarderi amerikan Elon Musk pretendon se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) “financoi kërkimin e armëve biologjike, siç është pandemia e COVID-19 që çoi në vdekjen e miliona njerëzve”.
Lidhur me çështjen e USAID-it që është në rend dite kohëve të fundit, Musk bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X.
“A e dini se USAID përdor taksat tuaja për të financuar kërkimin e armëve biologjike, përfshirë COVID-19, i cili ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve?”, shkroi Musk.
Ai e akuzon USAID-in, përmes Grupit amerikan të EcoHealth Alliance Group, për dërgimin e miliona dollarëve në laboratorët në Wuhan, Kinë, ku pretendohet se është prodhuar pandemia e COVID-19.
Sipas tij, COVID-19 është një armë biologjike, ndërsa pretendoi se USAID ka ofruar mbështetje financiare për këtë kërkime.
Musk edhe më parë kishte bërë postime në lidhje me USAID-in, duke e akuzuar agjencinë se ishte “e keqe” dhe “një vatër e marksistëve radikalë të majtë që e urrejnë Amerikën”.
Ndërkaq në lajmet e publikuara në mediat amerikane pretendohej se presidenti amerikan Donald Trump po përgatiste një urdhër ekzekutiv që do të lidhte USAID-in me Departamentin amerikan të Shtetit.
Më tej në këto lajme thuhej se urdhri ekzekutiv i Trumpit, i cili do të lidhte USAID-in me Departamentin amerikan të Shtetit, do të zvogëlonte stafin e USAID-it, i cili ka 10 mijë punonjës dhe një buxhet prej 40 miliardë dollarësh dhe do të kufizonte autonominë e agjencisë.
Theksohet se administratorët e USAID-it që shkaktuan probleme me aksesin e Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), në të dhënat e USAID-it u dërguan në leje administrative.
Gjithashtu, gjithë ndihma e huaj e financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID u ndërpre më 27 janar.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


