Ndahen kahet! Hungaria mbështet Trump: Fitorja e tij do detyrojë Evropën të rimendojë

4 Nëntor 2024, 08:13 / BOTA ALFA PRESS

Ndahen kahet! Hungaria mbështet Trump: Fitorja e tij do detyrojë

Ai theksoi se kontinenti “nuk do të jetë në gjendje të mbajë i vetëm barrën e luftës,” sipas raportimeve të Telegrafit.

Orban, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, beson se Trump ndan pikëpamjet e tij dhe do të kërkonte një zgjidhje paqeje për konfliktin.

Ai ka shprehur mbështetje për Trumpin, kandidatin e Republikanëve, përballë kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e së martës në SHBA.

Ne në Evropë duhet të kuptojmë se nëse do të ketë një president pro paqes në Amerikë, atëherë Evropa nuk mund të mbetet pro luftës,” tha Orban.

Këto komente kanë ngritur shqetësime në Bruksel, ku Orban është kritikuar për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj ndihmës për Ukrainën.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, kishte deklaruar më parë se qeveria hungareze e sheh Trumpin si një “shans për paqe” në Ukrainë.

Po ndodh...