“Nëse do donte, mund ta kishte ndaluar!”/ Mediat amerikane: Netanyahu informoi Trump!

Mediat amerikane raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte informuar presidentin amerikan Donald Trump se Izraeli planifikonte të sulmonte udhëheqësit e Hamasit në Katar, vetëm pak minuta përpara se të ndodhte sulmi ajror javën e kaluar.
Sipas informacionit të publikuar nga Axios, burime zyrtare izraelite thanë se Netanyahu e kontaktoi Trumpin me një telefonatë rreth orës 08:00 të mëngjesit në Washington, 51 minuta përpara sulmit. Pas kësaj, pati komunikim edhe përmes kanaleve ushtarake.
Burimet izraelite thanë se “Trump nuk tha jo”, duke theksuar se presidenti amerikan kishte kohë të mjaftueshme për ta ndaluar sulmin nëse do të donte.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se u njoftua vetëm pasi raketat ishin lëshuar tashmë, duke nënvizuar se nuk iu dha mundësia presidentit Trump të kundërshtonte operacionin.
Megjithatë, sipas Axios, duke cituar shtatë zyrtarë izraelitë, Shtëpia e Bardhë kishte dijeni për sulmin edhe më herët, edhe pse koha për ta ndaluar ishte e kufizuar.
Vetë Trump deklaroi javën e kaluar se nuk ishte informuar paraprakisht nga Izraeli për sulmin. Ai gjithashtu shprehu mosdakordësi të fortë, duke theksuar se Katar është një aleat i ngushtë i SHBA-së.
Sipas Axios, versioni i SHBA-së është se autoritetet amerikane kërkuan shpjegime nga Izraeli sapo identifikuan avionët e tyre në rajon. Përgjigjja erdhi kur raketat tashmë ishin nisur drejt objektivit. SHBA-ja nxitoi të informojë Katarin, por ndërkohë sulmi tashmë kishte ndodhur.
Qëndrimi zyrtar i Izraelit, të cilin Netanyahu e përsëriti sot, është se sulmi ishte një operacion i pavarur, me iniciativë dhe zbatim ekskluzivisht nga Izraeli, për të cilin “marrim të gjithë përgjegjësinë“, deklaroi kryeministri izraelit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




