Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

18 Korrik 2025, 08:28 / BOTA ALFA PRESS
Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri.

Sipas deklaratës së tij, është vendosur një politikë e qartë: çmilitarizimi i zonave në jug të Damaskut dhe mbrojtja e “vëllezërve tanë” druzi.

“Ne kemi krijuar një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve.

Unë i dhashë udhëzime IDF-së të veprojë me forcë, sepse regjimi i Damaskut dërgoi ushtrinë e tij në jug të kryeqytetit dhe masakroi druzët. Si rezultat i veprimeve tona të intensifikuara, është vendosur një armëpushim dhe forcat siriane janë tërhequr përsëri në Damask”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, qeveria e presidentit sirian Ahmed al-Sharaaa kishte njoftuar tërheqjen e ushtrisë nga zonat ku jetojnë druzët.

Agjencia Reuters ka raportuar gjithashtu se udhëheqësi fetar i druzëve, sheiku Yousef Jarbou, kishte deklaruar se druzët sirianë kishin arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, e cila do të hynte në fuqi menjëherë.

Po ndodh...